Ish-banor i “Big Brother”, kush është personazhi më i ndjekur në Instagram?

Mediale Vip

Ish-banor i “Big Brother”, kush është personazhi më i ndjekur në Instagram?

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 19:55
“Big Brother”

Duket se e gjithë përpjekja për të fituar sa më shumë ndjekës në rrjetet sociale ia ka vlejtur, sepse “mbretëresha” e Instagramit, Kiara Tito, bëri një luftë të jashtëzakonshme për të rritur sa më shumë numrin e fansave.

Eksperti i “IT-s”, Tomi Kallanxhi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka pohuar se në fakt vendin e parë në rrjetet sociale nuk e mban më Luiz Ejlli, por Kiara Tito, me plot 1.6M, 2M shikime dhe angazhime në postimet dhe story-t e saj.

Ai theksoi se Luiz Ejlli e ka lënë pas dore menaxhimin e rrjeteve sociale duke u fokusuar më së shumti tek videot live me fansat. Gjithashtu, ai propozoi se mbase menaxhimin e faqeve të këngëtarit nga Shkodra duhet ta marrë në dorë ndonjë ekspert.

Ai nuk la pa përmendur edhe emra të tjerë të showbizi-t, kryesisht ish- banorë të “Big Brother”.

Ndër të tjera ka përmendur moderatorin Ronaldo Sharka, i cili është rritur me “5000” ndjekës. Sipas ekspertit, ai është marrë shumë me publikimin e “reeal” në instagram duke e bërë atë viral.

Jori dhe Elvis Pupa gjithashtu janë dy nga personazhet, të cilët janë në rritje me ndjekësit e tyre dhe me fitimet nga rrjetet sociale.

Duke mos “lënë në hije” as Olta Gixharin dhe Keisi Medinin, të cilat janë dy nga vajzat më të ndjekura në botën virtuale. Por kishte edhe nga ata që e kishin humbur famën e tyre në rrjetet sociale si Armaldo Kllogjeri “ Maestro” dhe Krist Aliaj, të dy personazhet kishin pësuar ulje të ndjekësve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat