Kendall Jenner është shtatzënë?!

Mediale Vip

Kendall Jenner është shtatzënë?!

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 14:07
Kendall Jenner

Kendall Jenner është shtatzënë?

Në një trailer të episodit 4 të sezonit 3 të ‘The Kardashians’, supermodelja 27 vjeçare pyetet se si po shkon shtatzënia e saj nga një prej producentëve gjatë një rrëfimi. Në vend që t'i përgjigjet pyetjes, Jenner zgjedh të shmanget, duke i lënë shikuesit të varur deri në episodin e javës së ardhshme.

Gjatë sezonit 2 të ‘The Kardashians’, Kris Jenner foli me Kendall për mundësinë e lindjes së një fëmije, duke i thënë modeles: “Thjesht po mendoja, ndoshta është koha që të kesh një fëmijë”.

Kendall – e cila është e vetmja nga klani KarJenner që nuk ka një fëmijë– e mohoi menjëherë këtë mundësi duke i thënë të ëmës se nuk po e bën të ndihet mirë.

"Është jeta ime. Nuk e di nëse jam gati," i tha Kendall mamasë së saj. "Kam ende shumë për të kuptuar para se të mund të mirëpres një fëmijë në jetën time. Unë jam ende duke e shijuar jetën vetëm. Dhe unë jam në rregull me këtë tani."

Kujtojmë se prej disa muaj Kendall është në një lidhje me yllin latin Bad Bunny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat