“Love Island”, Luana sapo zbuloi datën e formatit më të ri të dashurisë

Mediale Vip

“Love Island”, Luana sapo zbuloi datën e formatit më të ri të dashurisë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 22:17
Luana Vjollca

Këtë sezon veror në ekranin shqiptar do të transmetohet për herë të parë reality show “Love Island”, konkretisht në Tv Klan. Programi moderohet nga moderatorja dhe autorja Luana Vjollca, e cila prej kohësh na ka paralajmëruar për këtë projekt. Mirëpo, duket se larg e larg, ajo na e tregoi se edhe kur do shfaqet në televizion.

“Shtator 23”- shkruan Luana krah fotove të bëra në ambientet e TvKlan, duke na lënë kurioz se nëse kjo është data e startimit të emisionit.

Së fundmi, në faqen zyrtare janë publikuar rregullat kryesore të cilat janë:

-Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
-Konsumimi i alkoolit është i limituar.
-“Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
-Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.

Tashmë që data u zbulua, rregullat po, na mbeten vetëm konkurrentët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat