Luizi publikon foto përkrah motrës dhe kunatit të tij: Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë

Mediale Vip

Luizi publikon foto përkrah motrës dhe kunatit të tij: Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 22:18
Luiz Ejlli

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po shijon një sukses të jashtëzakonshëm.

Këngëtari nga Shkodra aktualisht ndodhet në Amerikë, atje ku po mban koncertet e radhës.

Por, përveç kësaj Luizi e ka shfrytëzuar kohën që të takohet edhe me familjen e tij të ngushtë që jetojnë në SHBA.

Luizi ka postuar së fundmi fotografi me motrën dhe kunatin e tij, ndërsa edhe bëri një dedikimi në lidhje me familjen.

“Familja ime është jeta ime dhe çdo gjë tjetër vjen në vend të dytë për sa i përket asaj se çfarë është e rëndësishme për mua”, ka shkruar 37-vjeçari sipër fotos.

Theksojmë që ky është ndër postimet e para që Luizi ka bërë në lidhje me familjen e tij që pas përfundimit të BBVA, gjë që kishte nxitur edhe thashetheme se artisti nuk kishte raporte të mira me ta.

Kujtojmë që gjatë kohës sa ishte pjesë e BBVA kunati i tij e vizitoi këngëtarin si pjesë e një befasia për të, ndërsa pas kësaj kishte reagime të shumta.

Madje u tha se familja e Luizit kishte konflikt me produksinin e BBVA në lidhje me menaxhimin e llogarisë së tij në Instagram.

Ndryshe, Luizi tashmë është fokusuar në karrierën e tij muzikore dhe krahas koncerteve, ai po punon edhe për këngë të reja që pritet të publikohen së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat