Pulovra e Lady Diana me delen e zezë del në ankand

Mediale Vip

Pulovra e Lady Diana me delen e zezë del në ankand

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 13:06
Lady Diana

Lady Diana mbahet mend në mbarë botën për stilin e saj unik dhe emblematik. Tani, një nga artikujt e saj ikonik do të dalë në ankand në Sotheby’s gjatë eventit “Fashion Icons”, të planifikuar për shtatorin e ardhshëm në Nju Jork gjatë javës së modës.

Është pulovra e famshme me delen e zezë që Diana tregoi për herë të parë në qershor të vitit 1981, teksa ndiqte një ndeshje polo të bashkëshortit të saj të ardhshëm Charles.

E zbuluar rastësisht në një magazinë pas rreth 40 vitesh, pulovra e Lady Dianës është dizajnuar nga marka britanike Warm & Wonderful dhe vlerësohet në një vlerë mes 50 mijë e 80 mijë dollarë.

Krijuar në vitin 1979, pulovra kaq e dashur nga Lady Diana pësoi një grisje të vogël në krah kyçeve dhe dy stilistet angleze u thirrën nga Buckingham Palace për ta zëvendësuar atë.

Diana u kujdes shumë për atë pulovër. Për vite me radhë askush nuk e vuri re zëvendësimin, por në vitin 2020 ekspertja mbretërore e modës Elizabeth Holmes deklaroi se në disa foto fytyrat e deleve të zeza, në qendër të tufës së bardhë, dukeshin majtas, ndërsa në të tjera djathtas. Diana e veshi përsëri në 1983, përsëri në një ndeshje polo.

Një dele e zezë brenda familjes mbretërore? Nuk dihet nëse ky është mesazhi që Diana dëshironte të dërgonte, por pulovra e kuqe do të mbetet gjithmonë simboli i stilit të saj rebel dhe të dashur në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat