Publikohet video promo e “Kepit të VIP-ave”

Mediale Vip

Publikohet video promo e “Kepit të VIP-ave”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:32
“Kepi i Vipave”

“Kepi i Vipave” nën drejtimin e Kiara Titos ka një datë transmetimi tashmë. Të dielën e 2 korrikut, aventura e VIP-ave do të nisë në “Top Channel” në orën 21:00.

Vetë faqja zyrtare e emisionit në Instagram ka ndarë videon promo, ku konfirmohen kështu edhe emrat pjesëmarrës: Ronaldo Sharka, Keisi Medini, Jori Delli, Shpat Kërleshi, Gerti Koxha, Erisa Haxhiu, Livia Brunga si dhe ish-konkurrent i Përputhen, Mevlan Shaba.

I ftuar në program do të jetë edhe Kristi cili do të ketë një darkë romatike me Keisin. Kjo e fundit madje shfaqet e përlotur në videon promo, mirëpo mbetet për ta parë në emision ç’ka ndodhur mes tyre.

Për më tepër, ndiqeni vetë videon e mëposhtme:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat