“Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar atëherë”/ E shkuara tronditëse e moderatores shqiptare

Mediale Vip

“Kisha vetëm 3% jetë, as kockat nuk më ishin formuar atëherë”/ E shkuara tronditëse e moderatores shqiptare

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 07:48
Erjola Doçi

Si asnjëherë më parë moderatorja Erjola Doçi ka ndarë me publikun disa nga detajet e jetës së saj private, teksa ka përlotur të gjithë publikun.

Doçi ka treguar se babi i saj i është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur, ndërkohë që në moshën 4-vjeçare moderatorja është djegur dhe ka qenë babai që i ka shpëtuar jetën.

“Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin.

Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën. Kam qenë 4 vjeçe, dhe as kockat nuk më ishin formuar. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka.”- tha Doçi e përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat