Butrint Imeri sot feston ditëlindjen, merr dhuratë një kali

Mediale Vip

Butrint Imeri sot feston ditëlindjen, merr dhuratë një kali

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 13:20
Butrin Imeri

Sot feston ditëlindjen njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Bëhet fjalë për Butrint Imerin, artistin e shumë hiteve muzikore i cili sot ka arsye për të festuar.

Butrinti e festoi ditëlindjen mbrëmjen e kaluar me miqtë dhe personat e zemrës. Përpos fotove nga atmosfera e krijuar, ai zbuloi se dikush i ka dhuruar një kalë.

"Dhurata ma speciale prej një miku ma special"-shkruan Butrinti, teksa pozon krah kalit i cili mban dhe një tufë lule të kuqe.

Mesa duket Butrinti paska dashuri për kalin, e miku i tij ‘anonim’ për publikun ka ditur sesi ta surprizojë në mënyrën më të veçantë. Kujtojmë se Butrinti ka lindur në Gjermani me datën 3 korrik në vitin 1996, dhe sot ka mbushur plot 27-vite jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat