Krizë në martesën e Feros dhe Arbenitës

Mediale Vip

Krizë në martesën e Feros dhe Arbenitës

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:12
Fero dhe Arbenita

Reperi Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli janë shquar gjithmonë si një prej çifteve më të pëlqyer të publikut në rrjetet sociale.

Megjithatë, martesa e tyre ka kaluar shpesh herë nëpër kriza dhe duket se edhe për momentin nuk është në gjendjen e saj më të mirë.

Raportohet se lidhja e çiftit Fero dhe Arbenita po kalon nëpër një krizë dhe duket se janë drejt ndarjes.

Emisioni Prive ka marrë vesh nga burime të afërta se dyshja në fjalë i kanë ftohur raportet dhe po kalojnë në një prej periudhave më të vështira të martesës.

Mbetet të shihet nëse është një krizë e përkohshme apo ka vërtet diçka serioze në këtë vend.

Çifti përndryshe i kanë larguar edhe të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat