Ibrahimovic fotografohet në Saint Tropez, tërheq vëmendjen një nga tatuazhet e tij

Mediale Vip

Ibrahimovic fotografohet në Saint Tropez, tërheq vëmendjen një nga tatuazhet e tij

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 00:23
Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është fotografuar gjatë pushimeve në Saint Tropez dhe një nga tatuazhet e tij tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Ikona e futbollit është një adhurues i madh i tatuazheve dhe dekorimit të trupit, ashtu që ka shumë të tilla.

Futbollisti legjendar është fotografuar së fundmi në plazh dhe vëmendjen e fotografëve e ka tërhequr veçanërisht një nga tatuazhet e tij, pra përmbajtja e cila shkruan: “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”.

Image
Ibrahimovic

Ndryshe, Ibrahimovic konsiderohet si një njeri që nuk kujdeset shumë për të tjerët. Ai gjithmonë i bën gjërat sipas mënyrës së tij dhe shpeshherë ishte më se i pakëndshëm për të tjerët.

Edhe në të kaluarën, 41-vjeçari ka tërhequr vëmendjen me tatuazhet, numri i të cilave është zvogëluar me kalimin e viteve.

“Kam pasur 15 tatuazhe në trupin tim. Ishin tatuazhe të përkohshme dhe ishin emrat e njerëzve që janë të uritur dhe nuk kanë asgjë për të ngrënë. I hoqa të gjitha, por këta njerëz janë ende atje, janë ende të uritur. Kudo që shfaqem, njerëzit më njohin dhe brohorasin për mua”, kishte thënë ai në një rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat