Zbulohet shifra marramendëse e çmimit të madh në emisionin e ri të Luana Vjollcës

Mediale Vip

Zbulohet shifra marramendëse e çmimit të madh në emisionin e ri të Luana Vjollcës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:30
Luana Vjollca

Prej disa muajsh po përflitet për reality show-n me famë botërore “Love Island”, i cili ka thyer tabu në mbarë botën!

Tani vjen në Shqipëri, dhe e dini kur? Në Shtator, do jemi gati të shohim të rinjtë më hot shqiptarë në një nga vilat më luksoze në jug të Shqipërisë.

Nga një mesazh që mbërrin në telefonat e tyre zbulohen disa prej detajeve më pikante.

Përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë janë plot 50.000€. Cili do të jetë fatlumi, ose fatlumja? Për këtë na duhet të presim!

Luana Vjollca pritet të shkëlqejë edhe në këtë projekt i cili shfaqet për herë të parë në Shqipëri në ekranin e Televizionit Klan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat