Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj të enjten sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë

Mediale Vip

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj të enjten sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:38
Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj

Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë për një tjetër bashkëpunim.

Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale se kanë gati duetin e radhës.

Ata mes tjerash bëjnë të ditur se kjo këngë do të lansohet më 13 korrik (e enjte).

“E para/ I pari 13.07 – 18:00”, ka qenë përshkrimi që ia kanë vënë postimit në Instagram.

Të njëjtit kanë ndarë me fansat edhe një pjesë të shkurtër të asaj se si do të duket klipi i ri.

Albani dhe Dafina disa muaj më parë lansuan duetin e tyre të parë të titulluar “Copa Copa”.

Kjo u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe tani ka kaluar shifrën e 16 milionë klikimeve në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat