Lori Kaçka zbulon tre cilësitë e partnerit ideal

Mediale Vip

Lori Kaçka zbulon tre cilësitë e partnerit ideal

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 18:17
Lori

Rubrika e 31 pyetjeve në “Rudina” në Tv Klan zbuloi disa fakte interesante rreth Lori Kaçkës. Këngëtarja tregoi se beson në dashurinë me shikim të parë ndërsa tregoi edhe tre cilësitë që partneri i saj duhet të ketë.

Lori Kaçka: E para, shpirti, dua të jetë një njeri që ka virtyt mirësinë, sinqeritetin pa diskutim dhe të më dojë, të më respektojë për këtë që jam.

Rudina Magjistari: Sigurisht. Cili është një talent yti i fshehtë që njerëzit do surprizoheshin po ta mësonin?

Lori Kaçka: I kam thënë. Ja pra dolëm prapë te ajo që aq shumë jemi shprehur, kemi treguar kaq shumë nga vetja gjithë këto vite sa nuk kanë ngelur gjërat të pathëna. Megjithatë, unë kam disa gjëra që më pëlqejnë, që më kanë pëlqyer në jetë në fakt. Njëra nga këto ka qenë që unë të bëhem mësuese Gjuhë-Letërsie për shembull.

Rudina Magjistari: Ah, ke dashur të bëheshe…

Lori Kaçka: Më duket se nuk e kam thënë në intervista të tjera.

Rudina Magjistari: Pra një ëndërr e hershme jotja paska qenë të bëheshe mësuese Gjuhë-Letërsie.

Lori Kaçka: Po, sepse unë kam shkruar kur kam qenë në shkollë fillore, kam shkruar poezi dhe gjithmonë recitimi… isha goxha mirë në Letërsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat