“Humba shikimin dhe dëgjimin pas mbidozës në vitin 2018”/ Rrëfimi ndryshe i këngëtares së famshme

Mediale Vip

“Humba shikimin dhe dëgjimin pas mbidozës në vitin 2018”/ Rrëfimi ndryshe i këngëtares së famshme

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:13
Demi Lovato

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, ka folur herë pas here për probleme e saj me lëndët narkotike. Së fundmi, ajo ka zbuluar se për fat të keq, ka disa probleme fizike pas mbidozës së saj të drogës në vitin 2018.

Gjatë një paraqitje të fundit në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja tha:

“Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk jam penduar. Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja,” tha ajo. “Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse ulesh vetëm me dhimbjen, ajo kalon”.

Por jo vetëm kaq, pasi Lovato, e cila është rikthyer nga përdorimi i përemrave të tyre/saj për të, gjithashtu tregoi se ajo nuk drejton më makinën sepse:

“Unë kam dëmtim të shikimit dhe dëmtim të dëgjimit edhe sot e kësaj dite. Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme. Sa herë që shikoj diçka … si, kam pika qorre në shikimin tim kur shikoj fytyrën tuaj. Dhe kështu është një kujtesë e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat