Princ William e ‘lëshon’ dorën fare, çmimi i qirave për vilat e tij luksoze do ju habisë

Mediale Vip

Princ William e ‘lëshon’ dorën fare, çmimi i qirave për vilat e tij luksoze do ju habisë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:53
Princ William dhe Kate

Mendoni se pushimet në vilat luksoze të Princëve janë një ëndërr e pamundur për shkak të kostos? E keni shumë gabim, madje ato kushtojnë më lirë sesa një hotel i zakonshëm.

Pushuesit tashmë kanë fatin të shijojnë pushimet në vilat luksoze të Princit William më lirë se sa në një hotel. Princi jep me qira dhjetra shtëpi pushimi nga pronat e tij që arrijnë vlerën e 1 miliard paund në Dukatin Cornwall.

Këto ulje të çmimeve në pronat me pesë yje vijnë pasi familjet luftojnë me mospasjen për të përballuar pushimet verore. Dhjetra vila janë tani në ofertë ndërsa ekipi i menaxhimit të pronave të William-it po përpiqet të plotësojë vendet për në muajin gusht dhe shtator. Një javë pushime në një nga vilat e tij në Cornish tashmë kushton vetëm 980 £ për katër persona, që përllogaritet në vetëm 35 £ për person në natë - më lirë se një hotel 'Travelodge'.

Një turist që kishte zgjedhur pallatin Cornish për të pushuar është shprehur se: "Nuk është e mundur të themi diçka për rehatinë aty, ishte krejtësisht e mrekullueshme në çdo aspekt". Prona rreth 500-vjeçare 'krenohet' kryesisht me një pishinë të brendshme të nxehtë, një fushë tenisi dhe një licencë peshkimi për lumin lokal.

Babai i tre fëmijëve William, 41 vjeç, u bë Duka i Cornwall-it kur babai i tij Charles III u bë mbret. Titulli zakonisht mbahet nga djali i madh i monarkut dhe si trashëgimtar, William u bë Princi dhe Kate u bë Princesha e Uellsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat