Nora Istrefi mund të jetë pjesë e këtij spektakli!

Mediale Vip

Nora Istrefi mund të jetë pjesë e këtij spektakli!

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:55
Nora Istrefi

'Dancing With the Stars' pritet të startojë në fillim të sezonit, ndërkohë që prej kohësh përmenden emra të ndryshëm të shoëbizz-it shqiptar që mund të jenë pjesë e konkurrentëve.

Ndërkohë, së fundmi, burime për 'Kryefjala' aludojnë se do të jetë pikërisht këngëtarja Nora Istrefi pjesë e kastit.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Nora ka marrë pjesë në kompeticione të tilla kërcimi, pasi, disa vite më parë, ajo ka marrë pjesë në një nga edicionet e 'Dance With Me', ku ndërpreu dhe garën pasi mësoi lajmin e ëmbël të shtatzënisë me Renee.

Ndërkohë, dimë se emra si Eni Shehu, Sara Karaj, Enxhi Nasufi, Efi Dedhes mund të jenë konkurrentët e tjerë, teksa moderimi i është besuar sërish Bora Zemanit, me Megi Pojanin në 'Gold Room'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat