Kida publikon disa poza tërheqëse nga prapaskenat e një koncerti

Mediale Vip

Kida publikon disa poza tërheqëse nga prapaskenat e një koncerti

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:50
Orhidea Latifi – Kida

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë këtë periudhë janë të angazhuar me mbrëmje e koncerte.

E tillë është edhe artistja Orhidea Latifi – Kida, e cila ka arritur fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare.

Bukuroshja, e ndjekur nga dy milionë njerëz vetëm në Instagram, së fundmi ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat e një koncerti.

Image
Orhidea Latifi – Kida

Ajo shfaqet e veshur me një kostum ngjyrë vjollcë, bashkangjitur me një kapelë.

Komplimentet për dukjen kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat, të cilët e kanë përgëzuar për stilin e veçantë.

Veç kësaj, Kida është në realizim të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me Lyrical Son dhe MC Kreshën.

I fundit mbetet “Forever Together” në bashkëpunim me Mozzikun që njëherësh ka marrë miliona klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat