Lizzo përballet me akuza për ngacmim seksual nga gjashtë ish-punonjës të tjerë

Mediale Vip

Lizzo përballet me akuza për ngacmim seksual nga gjashtë ish-punonjës të tjerë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:42
Lizzo

Janë shfaqur edhe disa njerëz të tjerë që e kanë akuzuar Lizzon për ngacmim seksual pas tri valltareve të saj.

Avokatët që përfaqësojnë padinë kundër Lizzos, 35 vjeçare, konfirmuan për Page Six të mërkurën se ata kanë shqyrtuar dhe verifikuar ankesat nga të paktën gjashtë persona ‘me histori të ngjashme’ që kanë punuar me yllin e muzikës pop.

Avokati Ron Zambrano tregoi se firma e tij ka ekzaminuar balerinët që kanë punuar me artisten në shfaqjen e saj të Amazon Studios, “Lizzo’s Watch Out for the Big Grrrls”.

Zambrano theksoi se akuzuesit fillestarë ‘kanë folur me guxim dhe kanë ndarë përvojat e tyre, duke hapur derën që të tjerët të ndihen të fuqizuar për të bërë të njëjtën gjë’.

“Disa nga pretendimet që ne po shqyrtojmë mund të jenë të zbatueshme, por është shumë herët për t’u thënë”, tha ai.

Javën e kaluar, Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez akuzuan këngëtaren e “Good As Hell” për ngacmim seksual.

Ato pretenduan se fituesja e “Grammy”- u bëri presion që të merrnin pjesë në shfaqje seksuale, në lagjen e dritave të kuqe të Amsterdamit, ndërsa ishin në turne në Holandë.

Valltaret më pas shtuan se Lizzo i tha të merrnin pjesë në një shfaqje tjetër nudo.

Këngëtarja ndryshe ka humbur mbi 200 mijë ndjekës pas këtyre akuzave për ngacmim seksual. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat