Mes lotësh Ronaldo Sharka flet për humbjen e babait: Disa orë përpara se të ndahej nga jeta, më pyeti për lekët

Mediale Vip

Mes lotësh Ronaldo Sharka flet për humbjen e babait: Disa orë përpara se të ndahej nga jeta, më pyeti për lekët

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 09:42
Ronaldo Sharka me babin e tij

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Ronaldo Sharka disa muaj më parë humbi njëriun më të shtrenjtë në jetën e tij, babain.

Mirëpo ai nuk e ka kaluar akoma dhimbjen e madhe që përjetoi, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme moderatori i ka prekur të gjithë teksa gjatë “Kepit të Vip-ave” ka rrëfyer disa gjëra në lidhje me vdekjen e babait.

Ronaldo u shpreh se vetëm disa orë para se të ndërronte jetë i ati e kishte pyetur nëse i kishte siguruar lekët e operacionit, pasi donte të jetonte.

Më tej ai shtoi se momenti më i dhimbshëm dhe paqesjellës për atë, është kur shkon tek varri i të atit dhe se e kujton çdo natë kur shkon të shtrihet.

‘Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në reanimacion. Përveç se ishim në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyet “a i sigurove lekët e operacionit?’ Sepse e donte shumë jetën dhe po i kisha siguruar.

Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar tek varri. Se është momenti sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj…'”, u shpreh Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat