Manjati i medias gjen sërish dashurinë në moshën 92-vjeçare, kush është gruaja e re në jetën e tij

Mediale Vip

Manjati i medias gjen sërish dashurinë në moshën 92-vjeçare, kush është gruaja e re në jetën e tij

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Thashethemet se Rupert Murdoch mund të ketë gjetur sërish dashurinë po bëjnë xhiron e internetit, vetëm disa muaj pas ndarjes së papritur të manjatit mediatik 92-vjeçar nga gruaja që do të bëhej gruaja e tij e pestë.

Sipas Drudge Report, Murdoch së fundmi është parë duke shijuar diellin e verës në një jaht me një grua të quajtur Elena Zhukova.

“Ai ka energjinë e meshkujve gjysmën e moshës së tij. Ai mund të jetë sërish i dashuruar”, tha një burim për uebsajtin amerikan.

Sipas Daily Mail , jahti i Murdoch-it, aktualisht po lundron nga Kefalonia, por nuk dihet nëse ‘çifti’ po pushojnë së bashku në të.

Kujtojmë se lidhja e fundit e Murdoch, pas divorcit të tij vitin e kaluar me Jerry Hall ishte me 66-vjeçaren Anne Leslie Smith. Marrëdhënia, e cila u përshkrua si një “dhuratë e Zotit” nga manjati mediatik, përfundoi në mënyrë të palavdishme vetëm disa javë pas shpalljes së fejesës.

Sipas një miku të çiftit, 66-vjeçarja e kishte të vështirë të menaxhonte publicitetin që kishte fituar për shkak të marrëdhënies me Murdoch, pasi donte të mbronte privatësinë e saj. “Ata u ulën dhe biseduan dhe vendosën së bashku se ishte më mirë të ndaheshin”, tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat