Ana Kabashi tregon se është beqare

Mediale Vip

Ana Kabashi tregon se është beqare

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 17:49
Ana Kabashi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, e ka bërë të qartë statusin e marrëdhënies së saj.

Artistja nga Peja ka bërë një reagim së fundmi në rrjete sociale duke bërë me dije se është beqare.

Sqarimi erdhi pas disa aludimeve, që besohet se është marrë nga një postim që hodhi në Instagram.

Krijuesja e hitit “Je e vetmja dashuri” thekson se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se nuk është në një romancë dashurie.

Postimi i plotë i Kabashit:

“Media të dashura:

Nuk jam në lidhje me askënd.

Në momentin që unë postoj diçka me dikë edhe e shkruaj përshkrimin ‘dashuria e jetës time’, atëherë dijeni që është e vërtetë.

Përndryshe asgjë tjetër nuk është e vërtetë. Faleminderit për mirëkuptim”. 

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat