Qindra spektatorë rrëzohen përtokë në koncertin e Lana Del Rey nga vala e mistershme e energjisë

Mediale Vip

Qindra spektatorë rrëzohen përtokë në koncertin e Lana Del Rey nga vala e mistershme e energjisë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:46
Lana Del Rey

Pamje të pazakonta janë publikuar të njerëzve që binin përtokë si domino në një koncert të këngëtares Lana Del Rey të goditur nga një valë e pakuptuar energjie.

Koncerti në kryeqytetin meksikan Mexico City, tregon njerëzit që rrëzohen njëri pas tjetrit drejt tokës teksa këngëtarja performon në sfond.

Edne nuk ka një shpjegim për ngjarjen e frikshme në koncertin e fitueses së çmimit Grammy që performonte në skenën e Foro Sol.

Teksa njerëzit regjistronin me celularët e tyre dhe shijonin muzikën, audienca goditet papritur nga një valë e papritur energjie.

Duke u rrezuar njëri mbi tjetrin, fansat e Del Rey binin në një efekt domino teksa ajo këndonte këngën e saj ‘Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean’ (A e dini që ka një tunel nën oqean).

Njerëzit dëgjoheshin që ulërisnin teksa binin përtokë, së bashku me personin që filmonte.

Nuk është e qartë sesa njerëz u plagosën në incidentin e 17 gushtit, por incidenti i çuditshëm vetëm tani po tërheq vëmendjen e publikut në rrjet.

Natyrisht që komentet e përdoruesve janë të mbushura me ato që quhen nga media si ‘teori konspiracioni’ , teksa dëshmitarët e tmerruar tregonin se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë në një koncert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat