Justin dhe Hailey Biber fotografohen të lumtur në pushimet pranë njëri-tjetrit

Mediale Vip

Justin dhe Hailey Biber fotografohen të lumtur në pushimet pranë njëri-tjetrit

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 11:23
Justin dhe Hailey Biber

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber u fotografuan duke bërë një shëtitje me varkë në Hamptons.

Ata kishin të vendosura kapela sportive, Hailey kishte të veshur një bluzë të kaltër pa mëngë dhe pantallona të ngjashme, ndërsa burri i saj kishte veshur një xhup dhe pantallona të shkurtra, shkruan Dailymail.

Këto fotografi u shkrepën një javë pasi Hailey Biber u kritikua nga fansat në fillim të kësaj jave për një gabim të dukshëm në një postim  në Instagram që promovonte linjën e saj të kujdesit të lëkurës.

Image
Justin dhe Hailey Biber

Ndryshe, çifti  edhe pak ditë shënon përvjetorin e pestë të martesës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat