Me bluzë të shkurtër dhe pantallona të zbërthyer, Kejvina Kthella provokon me fotosesionin e ri

Mediale Vip

Me bluzë të shkurtër dhe pantallona të zbërthyer, Kejvina Kthella provokon me fotosesionin e ri

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 14:08
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella është rikthyer në qendër të vëmendjes përmes fotosesioneve të ndryshme në rrjetet sociale.

Bukuroshja bionde është mjaft e ndjekur në media sociale ku vetëm në llogarinë e saj në Instagram numëron gati 800 mijë ndjekës.

Aty modelja sjell për admiruesit e saj imazhe të ndryshme provokuese që në fokus kanë linjat e saj joshëse.

Edhe së fundmi, Kejvina ka realizuar një set fotografish, në të cilat duke në super formë dhe tejet tërheqëse.

Modelja nga Shqipëria pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër që ia zbulonte gjoksin dhe belin e hollë dhe xhinse të zbërthyera.

Përveç pëlqimeve, fansat e saj e kishin të pamundur t’i komentonin foto, pasi Kejvina ka mbyllur hapësirën e komenteve në Instagram.

Ndryshe, vlen të theksohet se modelja muaj më parë u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Por, rrugëtimi i saj ishte i shkurtër, pasi ajo u përjashtua që në javët e para, pas goditjes me shuplakë të Luiz Ejllit gjatë një prej spektakleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat