Ndodhë për herë të parë, propozohet martesë në Parlamentin Europian

Mediale Vip

Ndodhë për herë të parë, propozohet martesë në Parlamentin Europian

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 12:55
Kuldar Lepp surprizoi 18-vjeçaren Marta Schönberg

Dashuria dhe jo grindjet politike ishte ajo që mbushi sallën e Parlamentit Europian të enjten.

Një djalë nga Partia Popullore Europiane estoneze i propozoi për fejesë të fejuarës së tij duke u ulur në gjunjë.

Në një dorë mikrofonin dhe në një dorë unazën, vajza iu përgjigj me po pyetjes duke e përqafuar burrin e saj të ardhshëm me lot në sy.

26-vjeçari Kuldar Lepp surprizoi 18-vjeçaren Marta Schönberg përpara një dhome plot me aktivistë të Partisë Popullore Evropiane gjatë aktivitetit ditor për të rinjtë, mbajtur nga grupi parlamentar.

Zëdhënësi i Parlamentit Jaume Duch Guillot tha se në dijeninë e tij kjo ishte hera e parë në histori që një çift fejohej në dhomën e parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat