Lizzo sërish shënjestër e kritikave për sjelljet e saj në rrjetet sociale

Mediale Vip

Lizzo sërish shënjestër e kritikave për sjelljet e saj në rrjetet sociale

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:20
Lizzo

Këngëtarja amerikane, Lizzo, ka publikuar së fundmi një video në profilin e saj në Instagram ku kërcen me rroba banje duke u bërë shënjestër e kritikave.

Pas akuzave për ngacmim seksual, ajo është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një klipi të diskutueshëm që nuk është pëlqyer nga ndjekësit e saj.

Në videon e publikuar, e veshur me bikini, ajo performoi të ashtuquajturin “twerking dance” me këngën e re të Cardi B dhe Megan Thee Stallion, “Bongos”, në oborrin e shtëpisë së saj luksoze.

Megjithatë, sjellja e saj i ka shqetësuar disa nga fansat, ndërsa vjen vetëm një muaj pasi ish-balerinët e akuzuan për ofendim dhe ngacmim seksual.

Lizzo ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me akuzat duke thënë se etika e saj e punës, morali dhe respekti janë vënë në pikëpyetje. Ndërkohë, ekipi i saj ligjor thuhet se po planifikon një kundërpadi kundër tre balerinëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat