Adrola Dushi pëson një incident: Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu

Mediale Vip

Adrola Dushi pëson një incident: Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:46
Adrola Dushi

Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Bukuroshja në një postim në Instagram ka treguar se gjatë ditës së sotme teksa po voziste makina e saj ka pësuar një defekt që mund të kishte pasoja të mëdha.

Adrola tha se mbeti e tmerruar kur pa se makina e saj nuk po merrte komanda, por fatmirësisht nuk ndodhi asgjë e rëndë dhe askush nuk u lëndua.

Ish-Missi u shpreh se ndihet falënderuese dhe se ky moment e ka bërë të reflektoi për gjërat e bukura që ka në jetë.

"Sot kam kaluar një nga ditët e mia më pak të mira. Për herë të parë në jetën time mendova se mund të mos kisha të tjera minuta këtu. Falë Zotit nuk ndodhi asgjë e rendë dhe askush nuk u lëndua, por kur kuptova që makina ime s’po merrte asnjë komandë më nga unë se di, të them u tmerrova është pak. Po falë Zotit jam mirë. Sa bukur është kur ndalesh dhe mendon vetëm për gjërat e bukura që kemi në jetë. Edhe pse ne këtë e kuptojmë vetëm në momente të dhunshme. Jam kaq shumë falënderuese ndaj të madhit Zot! Ai s’më ka lënë kurrë vetëm”, ka shkruar Adrola në postim.

Image
Postimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat