Fifi të premten publikon këngën e re

Mediale Vip

Fifi të premten publikon këngën e re

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 07:28
Fifi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Ajo në një postim në rrjete sociale për fansat theksoi se ky projekt do të lansohet këtë të premte (29 shtator).

“Trëndafil blu, publikohet këtë të premte”, ka shkruar ajo.

Kjo vjen pas lajmit se do të jetë pjesë e spektaklit të famshëm, “Dancing With the Stars”.

Fifi këtë vit vlen të ceket se ka qenë mjaft aktive me projekte muzikor, gjersa solli tri bashkëpunime.

“Pare” në bashkëpunim me Donjeta Morinën, “Unaza e Dashnisë” me Bes Kallakun dhe “Lali” me Young Zerkën.

Megjithatë, 29 vjeçarja ka qenë më pak aktive me koncerte, teksa akuzua organizatorët e klubeve që nuk e kishin ftuar për të performuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat