Zaza dhe Evi Reci vijnë me këngën e re “Mdo”

Mediale Vip

Zaza dhe Evi Reci vijnë me këngën e re “Mdo”

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:06
Evi Reci

Këngëtarët e njohur, Zaza dhe Evi Reci, kanë publikuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

“Mdo” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët vijnë me një paraqitje të mahnitshme, ndonëse Reci ka kohë që nuk ka qenë aktive me projekte të reja.

Teksti është shkruar nga Muma me producim nga LorikM dhe Gnmusic.

Nën drejtimin e The Claudia, kënga tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin e Evit.

Videoja vlen të ceket se u realizua nga Fullmoon production.

Evi nga ana tjetër ka kohë që është tërhequr nga muzika duke u fokusuar më shumë në moderim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat