Probleme në çift mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Mediale Vip

Probleme në çift mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 08:44
Jennifer Lopez dhe Ben Afleck

Marrëdhënia mes Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk është aq e qëndrueshme sa mund të mendojnë fansat e tyre.

Kështu të paktën sipas medias Marca e cila shkruan se këngëtares së njohur nuk i kanë pëlqyer fotot e fundit të partnerit të saj me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

Dyshja u fotografuan duke u përqafuar teksa ndodheshin në makinë së bashku me fëmijët e tyre.

Fotot e kapura nga paparacët nxitën thashethemet për probleme në marrëdhënien mes Lopez dhe Affleck.

Këngëtarja nuk i ka pritur aspak mirë këto foto, por aktori mësohet t’i ketë thënë se veprimet e tij nuk ishin aspak tendencioze.

Ndërsa kanë kaluar disa muaj që kur romanca u rindez pas gati 2 dekadash, ky episod shërben si një kujtesë se e kaluara e aktorit me Garner mund të ndikojë ende në marrëdhënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat