“Po humbas respektin për ty”, Arbana Osmani ‘nervozohet’ me ndjekësen, kjo është përgjigja e saj

Mediale Vip

“Po humbas respektin për ty”, Arbana Osmani ‘nervozohet’ me ndjekësen, kjo është përgjigja e saj

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:40
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani është një nga ato personazhe që nuk e ka problem të tregojë edhe komentet negative që merr. Së fundmi teksa po shijon pushimet në Itali, moderatorja Osmani ka ndarë në “Instagram” një foto të saj ku shfaqet mjaft elegante.

Ajo mbante veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë. Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.

Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, ndoshta edhe një mesazh pak ‘ironik’.“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.

“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.

Këtë koment, Arbana e ka postuar edhe në “Instastory” e krahas saj shkruan:

Image
Foto nga instagrami i Arbana Osmanit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat