Stresi sjell këngën e re “S’ja keni idenë”

Mediale Vip

Stresi sjell këngën e re “S’ja keni idenë”

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:07
Stresi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Sja keni idenë” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artisti me producim nga Techpro Records.

Nën drejtimin e Enis Nishorit, ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin e Stresit.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) gjithashtu ka bërë një paraqitje e performancë të mahnitshme në klip.

Ai numëron vite të shumta në skenë dhe tashmë ka shumë fansa që e duan muzikën e tij.

I njëjti veç kësaj është i angazhuar herë pas here edhe me mbrëmje muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat