Yll Limani sjell këngën e re të shumëpritur “Për kon je zbukuru”

Mediale Vip

Yll Limani sjell këngën e re të shumëpritur “Për kon je zbukuru”

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 19:30
Yll Limani

Artisti shumë i dashur, Yll Limani është vazhdimisht duke sjellë hite të mrekullueshme.

Sot Ylli sapo e publikoi këngën e tij të re, siç kishte paralajmëruar disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale.

“Për kon je zbukuru” titullohet hiti i radhës i artistit shumë të dëgjuar, duke qenë kjo këngë shumë e pëlqyer nga fansat e tij, që nga momenti i lansimit.

Ylli shfaqet shumë me stil në klipin e tij të ri, i veshur i tëri me të zeza, me një kostum me xhaketë të zbërthyer, duke e përshtatur me një palë këpucë po ashtu të zeza e vezulluese.

Këngëtari ka shkëlqyer këtë sezonë me shumë koncerte e mbrëmje muzikore. Artisti ka pasur edhe shumë bashkëpunime me artista të tjerë të mrekullueshëm si Noizy e Dafina Zeqiri, me të cilët solli hite mbresëlënëse.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat