Pasi e akuzoi për bullizëm, Ronaldo Sharka përplaset ashpër me Olta Gixharin

Mediale Vip

Pasi e akuzoi për bullizëm, Ronaldo Sharka përplaset ashpër me Olta Gixharin

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 20:53
Ronaldo Sharka dhe Olta Gixhari

Ronaldo Sharka dhe Olta Gixhari vazhdojnë përplasjet në “Dancing with the stars”, Ronaldo si konkurrent, kurse Olta si anëtare jurie.

Të premten e kaluar, aktorja i tha Ronaldos: “Unë të pashë qëparë, një orë para, e hëngre sanduiçin”, duke treguar edhe përmasat e sanduiçit, "Ja, kaq sanduiçi". Ajo u shpreh se konkurrenti nuk e mban dot balerinën të cilës i tha të mendohet 2 herë para se t’i besojë Ronaldos.
 
“Shiko, vajzë e dashur, ti ha bukë me ato këmbë. Pyete veten mirë para se të bësh një padieshkë me Ronaldon, se do të të lëshojë këtu dhe s’të ndihmojë dot pastaj”, tha ajo.

Këtë deklaratë, Ronaldo e ka bashkuar me një në “Big Brother” ku Olta i thotë se  ushqimi është shumë i rëndësishëm për të. Ai publikoi videon dje në Instagram para spektaklit duke shkruar: “Olta, kjo grua bullizuese e cila ka fobi nga njerëzit që duan e dashurojnë ushqimin dhe që kanë ca KG të tepërta!”

Kjo u pasua nga një tjetër debat mes tyre në spektakël. Pasi ish-banori i “BBV” mbaroi performancën, Olta tha se nuk do ta favorizojë më atë, pasi nuk i shkon kërcimi.

“Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar pak Ronaldon në netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më. Unë mendoj që ti je nga ato personazhe që nuk të shkon shumë kërcimi”, u shpreh Olta.

Kaq ka mjaftuar që Sharka të “shpërthejë” ashpër ndaj aktores.

“Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua dhe hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, por je marrë me hapat kur ti nuk di të hedhësh hapa. Nëse je aq profesioniste të ftoj në mes të skenës, siç bën me të preferuarit e tu, Eni Shehu seks bomba jote. Princi yt Roert Toçe dhe demi yt i tërbuar Armaldo. E kam nisur këtë ‘Dancing with the Stars’ Bora për të treguar ty dhe të gjithë shqiptarëve që çfarë ndodhi në ‘Big Brother’ mbeti në ‘Big Brother’ dhe unë i lash të gjitha pas. Dhe ky është një kompeticion i ri kërcimi dhe super i investuar. Ti Olta jo vetëm që s'i ke lënë pas por bën edhe humor të tepruar. Jam prekur dhe e kam përjetuar shumë keq komentin e sanduiçit, sepse nuk kam ardhur këtu të gjykohem. Ronaldo nuk është tabelë qitje. Unë e di sa komentohem për peshën time”, tha Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat