2 Ton paralajmëron këngën “I meritova”, publikohet të martën

Mediale Vip

2 Ton paralajmëron këngën “I meritova”, publikohet të martën

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 23:32
2 Ton

Reperi i njohur, 2 Ton prej ditësh ka njoftuar se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Dhe së fundmi, reperi nga Ferizaj ka zbuluar më shumë nga kënga e re që do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Në një foto që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, rap-artisti ka treguar se projekti mban titullin “I meritova” dhe se pritet të publikohet nesër (e martë).

“Nesër, 16:00, “I meritova”, ka shkruar 2 Ton në mbishkrimin e postimit.

Theksojmë që ky projekti i reperit vjen pas atij “Imagjinatë” që e solli në muajin shtator dhe u mirëprite nga fansat duke grumbulluar mbi 4 milionë vetëm në YouTube.

Përveç kësaj, 2 Ton mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat