U kritikua për rolin në serialin e ri, Hande Erçel u përgjigjet për herë të parë të gjithë skeptikëve

Mediale Vip

U kritikua për rolin në serialin e ri, Hande Erçel u përgjigjet për herë të parë të gjithë skeptikëve

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 08:40
Hande Erçel

Hande Erçel, një prej aktoreve që ka spikatur me disa role të suksesshme në serialet e viteve të fundit në Turqi, është kritikuar për personazhin e Leyla-s në serialin e fundit ‘Bam Başka Biri’ (Një njeri tjetër). Sipas skeptikëve, Hande nuk ka ditur ta luajë si duhet rolin e një avokateje që lufton fort për të drejtat e saj.

Megjithatë, vetë aktorja foli për herë të parë për të gjithë ata që e kanë kritikuar. E ftuar në Kanë, së bashku me partnerin e saj të ri, Hakan Sabanci, Hande nuk i shpëtoi edhe pyetjes për rolin e ri.

Mes të tjerave, e pyetur nëse është ndikuar nga kritikat që ka marrë, aktorja tha se ato e ndihmojnë për t’u përmirësuar, megjithatë vendosi që t’u përgjigjej kritikëve përmes personazhit të saj, Leyla:

Unë po luftoj shumë për ta mbajtur këtë profesion në vendin tim… Leyla, madje edhe shumë nga personazhet gra që shohim, luftojnë fort për të ekzistuar në botën e tyre. Fatkeqësisht, këto gjëra ekzistojnë në jetën reale. Ne themi “sa të bukura janë” kur i shikojmë në filma, por kur shohim shembuj nga jeta reale, nuk i mbështetim, por i kritikojmë”.

Hande Erçel, e cila ndan rolin kryesor me Burak Deniz në serialin ‘Bam Başka Biri’ (Një njeri tjetër), ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale. Ajo ka plot 31 milionë ndjekës në Instagram dhe një numër të madh fansash edhe në TikTok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat