Gjakovarja Artila Kameri në top 4 në Kampionatin botëror të së bukurës

Mediale Vip

Gjakovarja Artila Kameri në top 4 në Kampionatin botëror të së bukurës

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:59
Artila Kameri

Ajo quhet Artila Kameri dhe është një profesioniste e përkushtuar në punën e saj ka disa vite dhe ku flitet për estetikën e thonjve ajo shkëlqen.

Artila është nga Gjakova dhe vetëm pak ditë më parë në Kampionatin Botëror të Bukurisë që u mbajt në Napoli të Italisë mësojmë se është shpërblyer me vendin e katërt duke lënë pas shumë përfaqësues nga shtete të tjera në botë. Ajo është njē specialiste në estetikën e thonjve e ku kjo mjeshtëri e saj ra në sy edhe të një jurie profesioniste.

Ndërsa mësojmë se edhe në Global Fashion Progres Magazine muaj më parë në një garë që quhet " The Glamour Fusion" në kampionatin ndërkombëtar që u mbajt në Tiranë, ku Artila ishte pjesëmarrëse si profesioniste e specializuar në fushën e saj dhe zuri vendin e parë.

Image
Artila Kameri

Në Gjakovë ku ka dhe sallonin me emrin e saj të gjithë e njohin si një super profesioniste, ndërsa gara të tjera e presin tashmë internacionale për të të treguar se vajzat kosovarë bëjnë mrekulli në artin e tē bukurës kudo në botë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat