Kim Kardashian kritikohet nga fansat për kostumin e djalit të saj për Halloween: Fëmijët në Palestinë duken kështu çdo ditë

Mediale Vip

Kim Kardashian kritikohet nga fansat për kostumin e djalit të saj për Halloween: Fëmijët në Palestinë duken kështu çdo ditë

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:40
Kim Kardashian

Kim Kardashian është nën kritikat e fansave për kostumin e djalit të saj Saint-it për Halloween.

Përkatësisht, ai ka pozuar si “versioni zombie” i futbollistit Neymar Junior. Miku i tij “vishej” si Lionel Messi.

Ata ishin të mbuluar me gjak të rremë dhe shumë mendojnë se kjo nuk është e përshtatshme në këtë kohë, ndërsa Izraeli po bombardon civilët në Palestinë.

“Fëmijët në Palestinë duken kështu çdo ditë”, “Të sëmurë dhe shqetësues. Si mund të jesh kaq gjakftohtë?”, “Njerëzit po vdesin! Respektoni ata”, janë disa nga komentet e këtij postimi.

Kim ende nuk ka folur për këto kritika. Në profilin e saj, ajo postoi gjithashtu disa nga kostumet e saj të Halloweenit – ajo u vesh si një kukull ‘Bratz’, Cher nga filmi “Clueless” dhe Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”.

Kim së fundmi u bë objekt talljeje në rrjetet sociale pasi ngatërroi flamurin e Palestinës me flamurin e Brazilit.

Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme është aktualisht në fokus të publikut botëror, dhjetëra ndjekës në TikTok kanë nisur të shfaqin flamurin palestinez. Vajza e saj North e vuri re dhe pyeti se çfarë lloj flamuri ishte.

“Ky është Brazili. Nga është Neymar. Ne po flasim për gjëra futbolli tani”, u përgjigj Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat