“Ti je një vajzë me fat, por pa stil”, veshja e fundit e Georgina Rodriguez merr kritika të shumta

Mediale Vip

“Ti je një vajzë me fat, por pa stil”, veshja e fundit e Georgina Rodriguez merr kritika të shumta

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 14:50
Georgina Rodriguez

Nëse Cristiano Ronaldo vijon impenjimin dhe paraqitjet e mira në fushë me Al Nassr, Georgina Rodriguez vazhdon të përflitet me pamjen e saj.

Ndjekësve të saj nuk iu pëlqeu veçanërisht veshja e fundit e ekspozuar në rrjetet sociale. Për shumë, një veshje e tepruar, larg çdo lloj stili.

“Vajzë me fat”, – ka shkruar Georgina në Instagram, ku ka postuar disa foto, në të cilat tregon një xhaketë “Gucci” të shoqëruar me taka të bardha, që bien në sy, xhinse dhe një çantë ngjyrë vishnje. Shumë përdorues e kritikuan pamjen e Georgina Rodriguez.

“Ti je një vajzë me fat, por pa stil”, – i ka shkruar dikush. “Xhaketa, këpucët…, po çfarë lidhje kanë?” – ka komentuar dikush tjetër. Dhe pastaj përsëri: “Po, je me fat, por jo fustani dhe poza”, “Duhet të mësosh të vishesh në modë. Këto ngjyra nuk përputhen fare, sidomos me xhinset”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat