Deklarata për Shkurte Fejzën, kompozitori “Mora fjalë” rrëfen i përlotur prapaskenat e këngës

Mediale Vip

Deklarata për Shkurte Fejzën, kompozitori “Mora fjalë” rrëfen i përlotur prapaskenat e këngës

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 10:48
Naim Gjoshi dhe Shkurte Fejza

“Mora fjalë” është bërë një himn i dytë për shqiptarët dhe kënga që shoqëron Kombëtaren në ndeshjet e rëndësishme në rrugëtimin drejt “Euro 2024”.

Një video e Shkurte Fejzës që e këndoi këtë këngë në stadium, teksa të gjithë kënduan në kor, u bë menjëherë virale në rrjet, ndërkohë që ndezi debatin për autorësinë e këngës.

Këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, këngëtarja “u përball” me kompozitorin e këngës, Naim Gjoshin. Ai tregoi emocionet që përjetoi në stadium kur pa se të gjithë dinin përmendësh këngën e kompozuar prej tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)

“Isha në ndeshjen miqësore me Bullgarinë. Në mes të ndeshjes, publiku këndoi në kor. Edhe në fund, e vendosën këngë (Mora fjalë) dhe i gjithë stadiumi filloi të këndoi sërish. Është emocion i madh”.

Kjo këngë shënon kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e suksesshme të Naim Gjoshit, i cili mes lotësh, rrëfeu se ndihet krenar. Ndërsa për Shkurte Fejzën, u shpreh se është këngëtarja që u vuri vulën “Mora fjalë”.

“Unë ndihem krenar që jam autor i kësaj kënge. Por, dua ta veçoj interpretimin e këngëtares Shkurte Fejza. Ne kemi vite që bashkëpunojmë bashkë. E kanë kënduar rreth 50 këngëtarë deri më tani këtë këngë. Le ta këndojnë 100 vetë, vulën ia ka vënë Shkurte Fejza. Është bërë këngë fatsjellëse për futbollistët. E kanë zgjedhur vetë këngën, sepse kjo nuk është këngë për sportin, është për një legjendar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat