E thotë më në fund Arbana Osmani: Shpejt do shihemi në ekran

Mediale Vip

E thotë më në fund Arbana Osmani: Shpejt do shihemi në ekran

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 23:04
Arbana Osmani

Dhe këtu marrin fund aludimet: Arbana Osmani do jetë në ekran këtë sezon.

"Dhe për ta mbyllur, për të gjithë ju që më pyesni pafund çdo ditë, natyrisht që përveç se te “Bana’s” shpejt do shihemi edhe në ekran, për te vazhduar nje pasion që më entuziasmon njëlloj si para 25 vitesh, dhe që lindi po aty, tek Piramida"- shkruan ajo, duke vulosur përfundimisht të vërtetën e largimit nga Top Channel.

Në fakt mbrëmjen e sotme ajo ka konfirmuar përfshirjen e saj në botën e biznesit.

Tashmë, moderatorja do ketë një restorant të sajin te Piramida e Tiranës.

Teksa ka ndarë lajmin me ndjekësit ajo ka shuar edhe dyshimet mbi vazhdimësinë në ekran.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat