Pavarësisht përplasjeve, edhe Ronaldo Sharka ka një mesazh sot për Luizin dhe Kiarën

Mediale Vip

Pavarësisht përplasjeve, edhe Ronaldo Sharka ka një mesazh sot për Luizin dhe Kiarën

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:59
Ronaldo Sharka/ Luiz, Kiara

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Në rrjet komentet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, përveç atij të Arbana Osmanit (KLIKO), ra në sy edhe ai i Ronaldo Sharkës me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”.

"Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video"- shkruan ai.

Drama mes Ronaldos dhe çiftit Luiz- Kiara

E gjitha nisi nga një deklaratë e Ronaldos në “Kepi i VIP-ave”, ku u shpreh se duhet t’i falej atij moderimi i emisionit, duke u shprehur se Kiara po prezanton vetëm falë Luizit.

Kështu, Luizi reagoi në Instagramin e tij, duke thënë se do t’ia kthente të gjithëve përgjigjen që meritojnë po të kishte qenë pranë partneres së tij gjatë xhirimeve. Por, nuk e la me kaq. Përmes një postimi tjetër, ai i thoshte Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të shkonte e të merrte 5 mijë eurot, meqënëse do mbetej pa punë.

Kurse Kiara reagoi nëpërmjet një Instastory ku shkruante: “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorrën kokën. Koka bën, koka pëson.”

Luizi shkroi gjithashtu në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit”. 

Ronaldo iu përgjigj duke thënë se mendonte që Kiara është një moderatore shumë e mirë, vetëm se nuk i përshtatet "Kepit të VIP-ave". Më pas tha se Luizi 5 mijë euroshin ia kishte premtuar për funeralin e babit të tij.

Gazetari tha se e ka mbështetur Luizin gjatë aventurës së tij në shtëpinë e famshme, po ashtu edhe Kiarën që sipas tij e ka mbrojtur edhe kur të gjithë i dolën kundra, ndërsa sot ajo ia shpërblen në këtë mënyrë.  Në fund ai e mbylli me shprehjen "jepi njeriut pak pushtet që ta njohësh tamam", duke u shprehur i zhgënjyer nga reagimet e ciftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat