Dha lajmin e shtatzënisë përmes një reviste, këngëtarja rrëfen si e mori vesh që do bëhej nënë

Mediale Vip

Dha lajmin e shtatzënisë përmes një reviste, këngëtarja rrëfen si e mori vesh që do bëhej nënë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:53
Gigliola Haveriku

Këngëtarja Gigliola Haveriku, është në një pritje të ëmbël të një vajze. Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, artistja ka gjetur mundësinë të bëhet pjesë e emisionit “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, duke na treguar të gjithë rrugëtimin që prej momentit të parë kur mori vesh se do të bëhej nënë.

Gigliola Haveriku: Në fakt ishte surprizë. Unë them gjithmonë padashje me qëllim, edhe pse kishte filluar ajo ndjesia pak, tek unë që doja një fëmijë.

Orinda Huta: Si ka qenë ai zbulimi?

Gigliola Haveriku: Thjesht unë e ndieja, se kisha disa ditë që bëja shaka “dëgjo se më duket se jam shtatzënë”. Edhe ai partneri im që më thoshte mua: “moj po ik në shtëpi atëherë, mos u tall ti me familjen time”. Dhe unë që i thoja: “po jo more se bëj shaka”. Kur do ti… (nis të qesh). Bëj testin e parë, bëj testin e dytë, thashë i treti më…

Orinda Huta: Pra e dyshove tek testi i parë ë?

Gigliola Haveriku: Po, thashë ka gjasa që ndoshta edhe ka gabuar. Tek i dyti pastaj, tek i treti i vura kapakun.

Orinda Huta: Si e priti partneri yt?

Gigliola Haveriku: Ai u emocionua shumë. Qëlloi që ishte ditëlindje dhe e ëmës së tij. Edhe ajo kishte gjithë ditën që thoshte: “o jam pa qejf, jam pa qejf”. Edhe kur e morën vesh këtë lajmin pastaj, që unë ia tregova atij, u prekëm të dy, filluam duke qarë. “T’ia themi? T’ia themi”. Edhe ia treguam edhe mamit të atij, edhe ajo “u shërova!”.

Orinda Huta: E ndieje që ishte vajzë?

Gigliola Haveriku: Me thënë të drejtën jo, se më thonin gjithmonë: “ti je mam çuni, ti je mam çuni”. Unë u lumturova shumë se e doja gocë në fakt.

Në fund artistja tregon, se e zgjodhi ta bëjë lajmin publik me anë të një kopertine në revistë sepse ishte e lodhur nga komentet në rrjet ose nga titujt e portaleve. Ajo donte një intervistë të kuruar, ku edhe fotot mund t’i mbante si kujtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat