Besart Zeneli tregon kë e sheh fitues të Big Brother VIP Kosova 2

Mediale Vip

Besart Zeneli tregon kë e sheh fitues të Big Brother VIP Kosova 2

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 07:41
Besi, Jonida dhe Alaudini

Besart Zeneli ishte banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova 2.

Mes Gani Gërmisë dhe Ylli Dervishit, ai hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.

Aktori shqiptar u shpreh i lumtur pas eksperiencës duke theksuar se ka qenë një periudhë shumë e mirë për të.

I pyetur në fund se kë sheh fitues të këtij formati, ai pa hezituar dha një përgjigje.

Sipas tij, fitoren në edicionin e dytë e meriton Buci, me të cilin njëherësh krijoi raporte shumë të mira në shtëpi.

Besi gjithashtu një marrëdhënie të mirë shoqërore e krijoi edhe me banoren Santiana Maloku.

Dalja e tij i mërziti të gjithë, ndonëse po prisnin kthimin me anë të biletës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat