Së shpejti nis BBV3, kush është ish-futbollisti që pritet të bëhet pjesë e garës?

Mediale Vip

Së shpejti nis BBV3, kush është ish-futbollisti që pritet të bëhet pjesë e garës?

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Pas ish-lojtarit të Kombëtares, Klodian Duro, zërat  pranë produksionit, bëjnë me dije se një tjetër ish futbollist do të bëhet pjesë e ‘Big Brother Vip 3’.

Thuhet se është Gabriele Mezini. Gabriele ka luajtur si mesfushor në Kombëtaren U19 dhe me skuadrën e Korabit.

Ai gjithashtu është edhe i njohur për showbizin, pasi vite më parë ne media thuhej se kishte një marrëdhënie me Klea Hutën, pasi shiheshin në shoqërinë e njëri tjetrit.

Ndërkohë emra të tjerë që përflitet se do të jenë pjesë janë: Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Cubi Metkaj, Endrik Beba, La Fazani, Fatjon Kuqari, Ksenja Shoshaj, Roza Lati, Sara Gjordeni, Albi Nako, Ekaterina dhe vjehrra, Rike Roci, Dj Sardi, Drin Zeqo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat