Dikur konkurrente e sot anëtare e jurisë së X Factor, Arilena Ara: Ishte ftesë për t’u kthyer në shtëpi

Mediale Vip

Dikur konkurrente e sot anëtare e jurisë së X Factor, Arilena Ara: Ishte ftesë për t’u kthyer në shtëpi

Më: 12 janar 2024 Në ora: 17:17
Arilena Ara

Arilena Ara, ish-fituesja e “X Factor Albania” rikthehet pas 8 vitesh në formatin e dashur të Tv Klan, por kësaj here si anëtare e jurisë. Në audicione dhe fazën e vilave, këngëtarja e cila udhëheq kategorinë e djemve ka zgjedhur 5 prej tyre për të garuar në kompeticionin e talenteve.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina” së bashku me 5 djemtë: Alis, Genti, Aldo, Niki dhe Kevin, Arilena rrëfen si erdhi ftesa për të qenë anëtare jurie dhe emocionet që e kanë përfshirë po aq sa konkurrentët.

Arilena Ara: Të them që ishte surprizë, edhe jo dhe aq se mua më duket, duke qenë vetë që e kam jetuar, e kam fituar, i di çdo qelizë këtij produksioni.

Rudina Magjistari: Ti e kupton se çfarë ndien.

Arilena Ara: Ekzakt, ka qenë më shumë një ftesë për t’u kthyer në shtëpi se sa një ftesë për t’u bërë anëtare jurie në një produksion që nuk e njoh kështu që ka qenë kënaqësi shumë e madhe dhe çfarëdo të kisha, nuk diskutohet që do i anuloja, siç kam bërë për të qenë këtu, prezentë dhe për ta bërë këtë format të bukur.

Rudina Magjistari: Dhe si e sheh tani nga larg, nga jashtë, konkurrentët, të rinjtë që kanë ato emocionet e tyre të para sepse për ta është eksperiencë totalisht e re dhe eksperiencë që i zhvillon, pa diskutim.

Arilena Ara: E marr shumë personale.Më duket ndonjëherë sikur jam unë në garë dhe nuk e pranoj dot as kur bëjnë gabim ose  kur nuk e perceptojnë dot një kritikë që po iu bëhet dhe them rrëmbejeni këtë moment, të gjithë po punojnë për ju dhe është gjë shumë e bukur. E marr personale dhe unë pa diskutim që skuadrës sime i jap shumë më tepër vëmendje se dua që ata të shkëlqejnë, pavarësisht se çdo element që mua më pëlqen, përpiqem t’ia evidentoj dhe t’i ndhmoj aq sa mundem, por e shoh si për vete. Unë për vete nesër për premierën kam një lloj entuziazmi, një lloj adrenaline, një lloj emocioni, nuk e di a e kanë ata apo jo, por unë… më duket sikur çfarë po ndodh dhe çfarë do fillojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat