Elvana Gjata, pjesë e një reality show? Nuk do ta besoni se cilit program do t’i bashkohet këngëtarja

Mediale Vip

Elvana Gjata, pjesë e një reality show? Nuk do ta besoni se cilit program do t’i bashkohet këngëtarja

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:48
Elvana Gjata

Elvana Gjata mund pjesë e një reality Show të quajtur Ferma VIP, një program mjaft i njohur nisur nga formati italian “La Fattoria”.

Aludimet kanë nisur nga një postim në rrjetet sociale të producentes Holta Dulaku, e cila njihet sidomos për prodhimin e “Dancing With the Stars”, pasi Holta ka zgjedhur pikërisht momentin kur vite më parë, Elvana shpallej kampione e “Dancing”, një prej garave më të ndjekura në televizionin shqiptar dhe bashkangjitur me këtë postim falenderon gjithë skuadrën e saj, teksa duket se i motivon për nisjen e reality show-t të ri.

Ndjekësit mendojnë se producentja me këtë postim na ka lenë të kuptojmë se këngëtarja mund të jetë pjesë e aventurës së re, dicka që do “thyente” barrierat hermetike të vetë artistes, por edhe të reality show-ve.

Siç duhet “BBVIP” nuk do të jetë reality show i vetëm që do shoqërojë ditët e publikut shqiptar këto kohë, pasi producentja Dulaku po bëhet gati që të sjellë shumë shpejt në ekranin e Vizion Plus, “Ferma VIP”, një program që premton mjaft surpriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat