Ish-futbollisti i Partizanit futet në “Big Brother VIP”, surprizohet nga Alban Hoxha

Mediale Vip

Ish-futbollisti i Partizanit futet në “Big Brother VIP”, surprizohet nga Alban Hoxha

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:22
Gabriele Mezini

Gabriele Mezini, i lindur në Tiranë në vitin 1994, është ish-futbollisti i cili, dje iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP”. Një dëmtim e detyroi, Mezinin, të braktiste ëndrrën e tij më të madhe, të ishte një futbollist profesionist.

Ai prej 6 vitesh është tërhequr nga futbolli i luajtur, teksa në të kalurën ka qenë pjesë e Partizanit.

Big Brother, zgjodhi që sot t’ia rikujtonte disi ato emocione, duke e zhvendosur në një mini-fushë futbolli, ku e priste dhe ish-shoku i tij i skuadrës, portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.

“Ne njihemi prej kohësh dhe unë i uroj vetëm më të mirat dhe sa më shumë suksese”– tha portieri i Partizanit për Gabrielen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat