Së shpejti kemi dasmë! Këngëtari i njohur i jep fund beqarisë

Mediale Vip

Së shpejti kemi dasmë! Këngëtari i njohur i jep fund beqarisë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 21:54
Irkenc Hyka 

Irkenc Hyka është një nga artistët më të njohur të muzikës shqiptare, qoftë për punën si producent, ashtu edhe për hitet e tij, por po ashtu njihet si një nga personazhet më të rezervuar sa i takon jetës personale, duke mos ndarë pothuajse fare detaje nga momentet që kaloj me partneren e tij, apo së fundmi, me djalin e tyre. 

Sido që të jetë, mediat rozë e kanë bërë punën e tyre dhe kanë zbuluar se ditën e sotme, Irkenci do t'i japë fund beqarisë, zyrtarisht! Kështu, këngëtari i njohur, do të bëjë dasmën e tij me partneren, bashkëshorten e ardhshme me të cilën është në një marrëdhënie prej viesh, ndërsa janë zbuluar edhe disa detaje nga ceremonia. 

Dasma do të zhvillohet në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa këngëtarë të ftuar specialë të mbrëmjes do të jenë Sinan Hoxha dhe Artjola Toska, ndërsa po ashtu do të ketë mjaft personazhe të njohur si të ftuar. 

Shpresojmë që pavarësisht "bllokadës" që Irkenci i ka bërë jetës private në rrjetet sociale, të mund të shohim ndonjë pamje nga dita e dashurisë së ciftit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat