Noizy i premton surprizën e madhe fansit të tij më të veçantë

Mediale Vip

Noizy i premton surprizën e madhe fansit të tij më të veçantë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:44
Noizy dhe fansi i tij

Kush është një ndjekës i rregullt i Noizyt dhe përdorues i rrjetit social “Tik Tok” me siguri njeh dhe Arbri Bogdanin, i cili është një ndër fansat më të veçantë dhe më të zjarrtë të reperit.

Noizy ka shpërndarë shumë herë videot e Arbrit me këngët e tij që janë bërë viral në rrjetet sociale. Edhe pse Arbri ndodhet në një karrige me rrota nuk po i lë koncert këngëtarit pa shkuar, madje ai dje është parë në shoqërinë e reperit në garazhin ku Noizy ka një koleksion të vërtetë me makina prej qindra mijëra eurosh.

Reperi ka postuar videon në “Instagramin” e tij, ndërsa Arbri teksa ka postuar takimin me Noizyn në Tik Tok e ka shoqëruar me mbishkrimin se “diçka e madhe po vjen”.

Fansi paralajmëron se Noizy i ka premtuar një surprizë të madhe që do ta shohim në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat